Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e njofton opinionin publik se ndalimi i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore zgjatet deri më 30 shtator 2025 dhe u bën thirrje qytetarëve për kujdes të veçantë me qëllim parandalimin e zjarreve në hapësira të hapura.
Ministria rikujton opinionin e gjerë se edhe në periudhën që pason nuk është zvogëluar rreziku nga shfaqja e zjarreve në hapësira të hapura. Qytetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, pasi për shkak të temperaturave të larta rreziku i shfaqjes së zjarreve në hapësira të hapura ende mbetet i madh.
