Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndalimi i auto-ambulancave nga protestuesit, Urgjenca: Nuk transportojnë gaz lotsjellës, po rrezikoni jetët e pacientëve

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 19:06
Ndalimi i auto-ambulancave nga protestuesit, Urgjenca: Nuk transportojnë gaz lotsjellës, po rrezikoni jetët e pacientëve

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar ditën e sotme në lidhje me pretendimet se auto-ambulancat përdoren për të transportuar gaz lotsjellës.

QKUM-ja i ka hedhur poshtë këto aludime përmes një reagimi zyrtar, duke theksuar se atuo-ambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren vetëm për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë.

Nëpërmjet këtij reagimi, QKUM-ja shprehet se pengimi i qarkullimit dhe aktet e dhunës ndaj ambulancave apo ekipeve mjekësore vonojnë ndërhyrjen emergjente dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e pacientëve në nevojë, si dhe sigurinë e stafit mjekësor.

REAGIM DHE PËRGENJESHTRIM ZYRTAR | QKUM:

​Në lidhje me disa lajme të rreme që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku pretendohet se autoambulancat po përdoren për furnizim me gaz lotësjellës, përgenjeshtrojmë kategorikisht këtë informacion!

​Informojmë të gjithë qytetarët dhe protestuesit se:

​🚑 Misioni ynë: Autoambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren VETËM për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore.

​⚠️ Thirrje për ndërgjegjësim: Pengimi i qarkullimit dhe aktet e dhunës ndaj ambulancave apo ekipeve mjekësore vonojnë ndërhyrjen emergjente dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e pacientëve në nevojë, si dhe sigurinë e stafit tonë.

​📋 Lista e targave të mjeteve aktualisht në shërbim aktiv:

🔹 AC 410 AC | AC 878 AC | AC 656 AC | AC 342 AC

🔹 AB 657 CF | AB 703 CF | AB 946 CF | AB 776 CF

🔹 AA 813 VU | AA 874 VU | AB 245 FV | AB 846 CF

​📞 Për çdo urgjencë mjekësore, telefononi menjëherë në numrin pa pagesë: 127

​Së bashku për të mbrojtur jetën! 🏥

Top Channel

mjekësorepacientëveprotestuesit

Të ngjashme

Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës

Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës

19:52
LAJMI I FUNDIT/ Protestuesit kthehen sërish te Selia e PS, e sulmojnë me molotovë e fishekzjarrë

LAJMI I FUNDIT/ Protestuesit kthehen sërish te Selia e PS, e sulmojnë me molotovë e fishekzjarrë

19:08
Pas Komisariatit numër 3, protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme

Pas Komisariatit numër 3, protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme

19:07
Protestuesit rikthehen në bulevard, nisin me “breshërinë” e gurëve

Protestuesit rikthehen në bulevard, nisin me “breshërinë” e gurëve

18:37

Më shumë nga Lajme

  • 19:40U raportua për dorëheqjen e Hamzës, flasin nga PDK
  • 19:37Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro
  • 19:35Raportohet se Bedri Hamza ka jap dorëheqje nga kreu i partisë
  • 19:28Paçarizi: Presidentja duhet të jetë pjesë aktive e Grupit Punues të Apelit në Hagë
  • 19:26Forcat speciale zbarkojnë para Kryeministrisë në Tiranë