Është ndarë nga jeta Ryvë Ferizaj nga Kodralia e Deçanit, nëna e dy dëshmorëve të kombit, Agron dhe Skender Ferizaj.

Agron Ferizaj ishte kthyer i vdekur nga shërbimi në ish-Armatën Jugosllave, ndërsa vëllai i tij, Skender Ferizaj, pasi kishte përjetuar torturat në burgjet serbe, ra dëshmor në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

E ndjera Ryvë Ferizaj ishte bashkëshortja e mësuesit Haxhi Ferizi, i cili për 40 vjet me radhë edukoi dhe arsimoi shumë breza.