Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nasim Haradinaj uron Zejnullah Gashin për zgjedhjen Kryeprokuror të Shtetit: Sulmet partiake nuk e zbehin integritetin tuaj

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 21:11
Nasim Haradinaj uron Zejnullah Gashin për zgjedhjen Kryeprokuror të Shtetit: Sulmet partiake nuk e zbehin integritetin tuaj

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka uruar Zejnullah Gashin për zgjedhjen në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj e ka cilësuar këtë detyrë si një besim të madh dhe përgjegjësi të lartë ndaj Republikës, qytetarëve dhe drejtësisë.

Postimi:

Urime të përzemërta, z. Zejnullah Gashi, për zgjedhjen tuaj në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës. Ky është një besim i madh dhe një përgjegjësi e lartë ndaj Republikës sonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj drejtësisë për të cilën janë bërë sakrifica të panumërta. Ju vini nga një familje me vlera të larta kombëtare e patriotike, ndërsa gjatë gjithë jetës suaj keni dëshmuar përkushtim ndaj atdheut, shtetit dhe rendit kushtetues. Në çdo detyrë që keni ushtruar keni lënë gjurmë të profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjësisë, duke e vënë gjithmonë interesin e Republikës mbi çdo interes tjetër. Pikërisht për këtë arsye, jam i bindur se sulmet dhe etiketimet me prapavijë partiake që po ju adresohen nuk mund ta zbehin figurën, kontributin dhe integritetin tuaj. Koha dhe puna juaj kanë dëshmuar se shërbimi ndaj shtetit nuk matet me etiketime politike, por me ndershmëri, guxim dhe besnikëri ndaj ligjit e Republikës së Kosovës. Shpreh mbështetjen time të plotë për ju, me bindjen se do ta ushtroni këtë detyrë me pavarësi, vendosmëri dhe dinjitet, duke mbrojtur ligjin pa dallim dhe duke forcuar besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Ju uroj shëndet, forcë dhe suksese në këtë mision fisnik. Qoftë udhëheqja juaj në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe interesit të Republikës së Kosovës, për një shtet gjithnjë e më të fortë, më të drejtë dhe më të denjë për sakrificën e atyre që luftuan dhe punuan për lirinë e tij. Urime dhe punë të mbarë në shërbim të Republikës!

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë