Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nasim Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: Po kërcënojnë

GD
Gazeta Demos12 shkurt 2026 në 14:25
Nasim Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: Po kërcënojnë

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot në Klan Kosova, ka qenë i ashpër sërish me Prokurorinë e Specializuar në Hagë për qasjen ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjykim ky që ndodhet në fazën e fjalëve përfundimtare.

Haradinaj tha se ky institucion po luan me kartën e frikësimit e madje edhe të kërcënimit.

“Kjo gjykatë nga fillimi ka luajtur me kartën e frikësimit. Besoj na kujtohen ato akuzat ‘dëshmitar i dyshuar’, që i bie se ose ke me dëshmu çka të themi na ose ki me u dënu. Me këtë kartë ka luajtur edhe me dënimin tonë. Kryeprokurori Smith thotë ne po i dënojmë këta që kushdo që guxon që këta djem t’u quaj heronj të Kosovës, ka me u dënu si këta. Ata nuk kanë pa hala rezistencë prej atëherë. Ne si popull, si shtet, hala s’kanë pa rezistencë ndaj këtyre fjalëve e kërcënimeve që i kanë bërë. E provuan edhe me këtë akuza.” –

Sipas tij, kërkesa për 45 vjet burg për secilit është shkelje e drejtësisë, por edhe tregon qartë qasjen e Speciales ndaj atyre që i mbrojnë Thaçin dhe të tjerët.

“Kërkesa e tyre për një dënim prej 45 vjet burg për secilin, tregon shkelje të drejtësisë. Nuk mund të jenë të gjithë të barabartë në dënim, edhe nëse sipas tyre janë fajtorë. Këta thonë ‘kaq jepja’. Tash po thonë që s’po kërkojnë dënim për UÇK-në po për disa individë, që nënkupton kërcënim, që nëse na rrimë urtë, hala s’kem marrë, çka kemi me marrë.”

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët