Kandidati i LDK-së, Naim Behlulaj me numër 72, mobilizoi mbështetësit për hapjen e fushatës në Prishtinë.

Qytetarë e simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë nisur sot me autobusë të brenduar me logon e kandidatit drejt Prishtinës, ku LDK-ja po mban hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.