Pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, zhvilloi konsulta me shefat e GP-ve në lidhje me votimin e nënkryetarëve, njoftoi se s'është arritur dakordim që votimi të bëhet në pako.
Lidhur me këtë çështje, shefja e grupit të VV-së, tha se janë të gatshëm të votojnë në të dy format.
“Sikurse e bëra të ditur, por edhe në takimin që kam pasur me shefin e LDK-së, VV është e gatshme të vazhdojë qoftë me votimin veç e veç, qoftë siç e parasheh aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Meqenëse nuk kemi dakordim, atëherë vazhdojmë me votimin një nga një”.

