Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nagavci: Osmani ka pasur performancë shumë të mirë, por duhen 80 vota për presidente

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 22:41
Nagavci: Osmani ka pasur performancë shumë të mirë, por duhen 80 vota për presidente

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se Vjosa Osmani ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë mandatit si presidente, por ka theksuar se për rizgjedhjen e saj nevojiten së paku 80 vota në Kuvend.

Duke folur për mundësinë e kandidimit të saj, ajo në Debat Plus tha se të gjithë janë dëshmitarë për përfaqësimin që Osmani i ka bërë Kosovës.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se Vjosa Osmani gjatë përfaqësimit që i ka bërë Kosovës si presidente e vendit, ka pasur një performancë shumë të mirë. Por po ashtu e dimë të gjithë se për të qenë presidente duhet pasur votat e së paku 80 deputetëve në raundin e parë dhe të dytë. Në këtë pikë është tejet e rëndësishme që me partitë tjera ta përmbyllim suksesshëm këtë proces dhe vendi të vazhdojë funksionimin me institucione të cilat janë në kompetencë të plotë”, u shpreh ajo.

Ajo potencoi se aktualisht ekziston një konsensus për 66 vota.

“Aktualisht ne kemi 66 vota për të cilat kemi një konsensus, kemi kompromis dhe nuk do të kemi dilema për këto vota për presidentin. Por duhen edhe së paku 14 vota të sigurta në mënyrë që të vazhdojmë tutje. Duhet të sigurohemi që Vjosa Osmani i ka 80 vota”, deklaroi ajo.

Sipas saj, në zgjedhjet e fundit LVV ka garuar për qeveri, pasi posti i presidentes ka qenë në mandat të plotë, ndërsa në vitin 2021 kishin synuar bashkërisht edhe pozitën e presidentit.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 14:47Zhvillimet politike, Ardian Gjini thërret konferencë për media në orën 17:00
  • 14:30“I udhëhequr nga doktrina serbe”, Behrami për Kurtin: Durimi po soset, protestat të pashmangshme
  • 14:13Dogana zbulon produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera e tyre mbi 4000 euro
  • 13:46Një 34-vjeçar në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë
  • 13:26I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij