Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit Albanologjik

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 16:57
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit Albanologjik

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se i është drejtuar Prokurorisë Speciale të Kosovës për ta njoftuar për, siç thotë, shkeljet ligjore dhe nga ky institucion tha se ka kërkuar fillimin e procedurës penale në lidhje me procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci tha se Prokurorinë e ka informuar edhe për atë se personat e dyshuar, sipas saj, në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore, kanë kryer së paku tri vepra penale, si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës” dhe “Bashkëkryerja”.

“Në bazë të raporteve dhe dokumenteve zyrtare të pranuara deri më tani, është konstatuar se kemi të bëjmë me veprime të kundërligjshme me qëllim të përfitimit të pozitave të caktuara dhe beneficioneve të pozitës, duke mos respektuar dispozitat ligjore në fuqi dhe në tejkalim të autorizimeve dhe kompetencave ligjore”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se pret që ky rast të trajtohet me seriozitetin e duhur nga organet kompetente dhe që “përgjegjësit të përballen me drejtësinë në përputhje me ligjin”.

Të hënën, MASHTI njoftoi për anulimin e vendimit për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik.

Siç tha ministria, kjo u bë “për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes”.

masht

Më shumë nga Lajme

  • 18:15Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
  • 18:08Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me para, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
  • 18:06“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 18:03Labinot Rexha proteston në Gjenevë me familjen: “Zëri ynë nuk do të heshtë”
  • 18:00Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’