Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Na shpëtuan vazot e luleve…”, shqiptari u fut me makinë në restorantin në Selanik, pas testeve rezulton i dehur

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 10:49
“Na shpëtuan vazot e luleve…”, shqiptari u fut me makinë në restorantin në Selanik, pas testeve rezulton i dehur

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, përfundoi brenda një taverne në zonën e Evosmosit, në Selanik, duke përplasur tavolina dhe klientë. Nga aksidenti mbetën të plagosur tre persona.

Sipas mediave greke, ndaj 45-vjeçarit është ngritur akuzë për drejtim të rrezikshëm të automjetit, shkaktim të dëmtimeve trupore nga pakujdesia ndaj disa personave dhe drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit. Ai është dërguar për gjykim në Gjykatën Penale me Procedurë të Përshpejtuar dhe vijon të mbahet në paraburgim pas arrestimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në një lokal që shërben ushqim dhe pije në rrugën Agamemnonos, ku klientët po qëndronin në tavolinat e vendosura në ambientin e jashtëm.

Automjeti hyri në zonën ku ndodheshin klientët, duke përplasur tavolina dhe disa prej tyre. Sipas raportimeve, vazo të mëdha me bimë, të vendosura përgjatë perimetrit të tavolinave, ndaluan përparimin e makinës dhe shmangën pasoja më të rënda.

Dy prej të plagosurve kanë dalë nga spitali, ndërsa një burrë vijon të marrë trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, ai nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Pronari i tavernës: Pa vazot do të kishim viktima

Pronarja e lokalit u shpreh se prania e vazove të mëdha me bimë mund të ketë shmangur një tragjedi.

“Nëse nuk do t’i kishim vazot, do të kishim funerale”, deklaroi ajo për mediat greke. Pronarja tregoi se ishte larguar nga lokali vetëm pak minuta përpara aksidentit dhe u kthye menjëherë pasi u njoftua për ngjarjen.

“Pashë tmerr dhe panik, ishte sikur po shihnim një film”, rrëfeu ajo. Një kliente, bashkëshorti i së cilës ndodhet në spital pas aksidentit, deklaroi se pas përplasjes drejtuesi i automjetit tentoi të largohej nga vendngjarja.

Sipas dëshmisë së saj, klientët e lokalit ndërhynë për ta ndaluar, duke përdorur edhe karrige, në mënyrë që ai të mos largohej.

Edhe një tjetër dëshmitare, e cila mbeti e plagosur, tha se ndihej me fat që kishte shpëtuar. Ajo përshkroi momentet e panikut kur makina hyri në ambientin e tavernës dhe theksoi se vazot e vendosura përreth tavolinave ndihmuan në parandalimin e pasojave edhe më të rënda.

Pas aksidentit, drejtuesit të automjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili konfirmoi se ai ishte nën efektin e tij.

vazotselanikdehur

Më shumë nga Lajme

  • 12:09Nagavci: Kemi rezerva për projektligjin për ish-krerët e UÇK-së, por i mbështetëm deputetët
  • 11:52Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional
  • 11:50Ligji për Specialen, Çitaku: E rëndësishme që të diskutojmë me BE-në, s'po ikim nga drejtësia
  • 11:49BE miraton 1,600 lista të reja sanksionesh kundër Rusisë
  • 11:47Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?