Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Na keni lënë në rrugë”: Ali Ahmeti rrëfen telefonatën me Adem Jasharin dhe unifikimin e UÇK-së

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 22:45
“Na keni lënë në rrugë”: Ali Ahmeti rrëfen telefonatën me Adem Jasharin dhe unifikimin e UÇK-së

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, ka rrëfyer një bisedë telefonike që, sipas tij, e kishte zhvilluar me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, në fillim të viteve ’90.

Në emisionin “Debat Plus”, në ciklin “Dosjet”, Ahmeti tha se Jashari e kishte telefonuar nga Tirana dhe i ishte ankuar për mungesën e mbështetjes.

“Unë kam pasur vetëm një bisedë të shkurtër me Adem Jasharin, që më paraqitet prej Tiranës. Na thotë: ‘Na keni lënë në rrugë’”, rrëfeu Ahmeti.

Ai tha se biseda kishte ndodhur përmes telefonit, me shumë gjasë në vitin 1992, dhe se deri atëherë nuk e kishte takuar fizikisht Jasharin.

Sipas Ahmetit, pas kësaj kishte vazhduar bashkëpunimi me bashkëluftëtarët e Jasharit, duke përmendur Sami Lushtakun, Ilaz Kodrën, Abedin Rexhën dhe Rafet Ramën.

Ahmeti foli edhe për mbledhjen në Arau të Zvicrës, ku, sipas tij, u vendos që njësitë e ndryshme të rezistencës të vepronin nën një emër të përbashkët – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Të gjitha njësitet, nga Rrafshi i Dukagjinit, Drenica, Llap, Rrafshi i Kosovës, duhej të vepronin nën një mekanizëm, Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha ai.

Ai përmendi edhe raste që, sipas tij, ndikuan në përcaktimin e strategjisë së rezistencës, përfshirë një incident me eksploziv në Prizren dhe rastin e Nait Hasanit, për të cilin tha se ishte përgatitur të hynte me bomba në Komitetin Qendror në Beograd.

Në fund, Ahmeti vlerësoi rolin e NATO-s, SHBA-së dhe vendeve evropiane në përfundimin e luftës në Kosovë.

“Jemi mirënjohës një jetë të jetëve NATO-s, Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian, për këtë solidaritet”, tha Ahmeti.

ahmetijasharinadem

Të ngjashme

Ali Ahmeti uron Justina Shiroka-Pulën: Stabiliteti institucional dhe interesi shtetëror duhet të jenë udhërrëfyes

Ali Ahmeti uron Justina Shiroka-Pulën: Stabiliteti institucional dhe interesi shtetëror duhet të jenë udhërrëfyes

08:01

Më shumë nga Lajme

  • 08:20“Toka në Zvërnec u ble për 230 milionë euro, Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë
  • 07:56Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura
  • 07:52Limaj: Me ndryshimet për Specialen, Kosova është futur në një betejë juridike
  • 07:50Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: Kemi rezerva të thella
  • 07:45KEDS njofton: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës