Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mustafi: Albin Kurti, kryeministri i parë që e trajtoi seriozisht çështjen e Luginës së Preshevës

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 21:12
Mustafi: Albin Kurti, kryeministri i parë që e trajtoi seriozisht çështjen e Luginës së Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka theksuar nevojën për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Luginën e Preshevës, duke vlerësuar se bashkëpunimi dhe koordinimi politik janë rruga e vetme për të kërkuar zgjidhje ndaj diskriminimit sistematik të shqiptarëve.

Mustafi ka theksuar se ndasitë politike vazhdojnë të jenë një nga sfidat kryesore të shqiptarëve të Luginës, ku veprojnë rreth tetë subjekte politike. Megjithatë, sipas tij, është krijuar një hapësirë për të gjetur një rrugë të përbashkët, në mënyrë vullnetare dhe përmes një procesi organik, autentik dhe të udhëhequr nga vetë shqiptarët e Luginës.

Ai ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Shqiptarët, nëse kanë një element që i bashkon, është ndasia në shumë subjekte politike. Edhe në Këshillin e Preshevës janë diku tetë subjekte politike. Por, krahas kësaj, kryeministri Kurti ka krijuar një hapësirë për ta gjetur rrugën e përbashkët, vullnetarisht dhe në një dinamikë që është organizim organik e autentik i vetë shqiptarëve të Luginës”, ka theksuar Mustafi.

Duke folur për përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Mustafi ka rikujtuar historikun e përfaqësimit parlamentar që nga vitet e ’90-ta, duke përmendur Behlul Nasufin dhe më pas Ramazan Ahmetin, në vitin 1997.

Sipas tij, zhvillimet e vitit 2026 e kanë bërë edhe më të qartë nevojën që shqiptarët e Luginës të tejkalojnë ndasitë politike dhe të ndërtojnë një platformë të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Tash, në vitin 2026, është bërë e qartë se shqiptarët nuk kanë tjetër përveç njëri-tjetrit. Duhet ta gjejnë rrugën e përbashkët dhe të kërkojnë zgjidhje për diskriminimin sistematik”, është shprehur Mustafi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është ndër udhëheqësit që e kanë trajtuar seriozisht çështjen e Luginës së Preshevës, duke e vendosur atë në vëmendjen institucionale të Kosovës.

Në fund, Mustafi ka përmendur edhe përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ku, sipas renditjes së tij, Shaip Kamberi nga Bujanoci është i pari, Visar Mehmeti nga Presheva i dyti dhe Bajram Mustafa nga Medvegja i treti./Gazeta10/

mustafiluginëspreshevës

Më shumë nga Lajme

  • 22:22Protesta në Shqipëri, Kajtazi: Pas 130 ditësh, policët janë lodhur e rraskapitur
  • 22:18Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni
  • 22:14Vijon situata e tensionuar në rrugët e Tiranës/ Protestuesit shkojnë drejt Drejtorisë së Policisë, përballen me bllokadën e uniformave blu
  • 22:12Bajqinovci: Kosova ka stabilizuar institucionet, ligjet do të kalojnë
  • 22:10Shiroka Pula në 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez: Kosova e kupton mirë rëndësinë e lirisë për një komb