Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, ka pasur kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veçanti rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri. Mustafa deklaroi se Kurti nuk ka qenë i interesuar të bëjë zgjidhje.
Sipas tij, shefi i Qeverisë i ka trajtuar pozitat shtetërore si monedha kusuritëse.
“Ta jep këtë, ma jep atë. Ta jep kryetarin e Kuvendit ma jep nënkryetarin e Kuvendit, ma voton presidentin, do të thotë e ka sqaruar gjithë këtë proces për zgjedhjen e Presidentit në një lojë politike dhe në një pazar politik”, deklaroi Mustafa në KlanKosova.
