Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu: S’ka pasur mosmarrëveshje rreth listës, PSD ia solli Kosovës “liderin diktatorial” Albin Kurti

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 17:52
Musliu: S’ka pasur mosmarrëveshje rreth listës, PSD ia solli Kosovës “liderin diktatorial” Albin Kurti

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka deklaruar se brenda partisë nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje lidhur me përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ajo tha se vonesa në publikimin e listës nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë problemi apo pakënaqësie brenda partisë.

“S’ka pasur asnjë mosmarrëveshje dhe asnjë dilemë rreth listave”, deklaroi Musliu në emisionin FIVE.

Musliu foli edhe për Nait Hasanin, për të cilin tha se është “figurë kombëtare e Kosovës” dhe se nuk mund të përkufizohet me një qytet apo komunë të caktuar.

Ajo komentoi edhe rikthimin e PSD-së në skenën politike, duke akuzuar këtë parti se ia ka “ofruar Kosovës një lider diktatorial si Albin Kurti”.

Sipas Musliut, kryeministri në detyrë Albin Kurti “e ka kapur shtetin” dhe “e ka shkatërruar kudo që e ka prekur”.

“Më vjen shumë mirë që PSD po rikthehet në skenën politike. Çfarë kanë me prezantu ata në krejt këta gjashtë vjet çfarë kanë folur me çfarë kanë mu mburr ata që kanë më thënë ia kemi ofruar Kosovës një lider diktatorial siç është Albin Kurti, i cili e ka kap shtetin e Kosovës qe 7 vjet edhe e ka ngulfat. Dhe e ka shkatërru kudo që e ka prek kjo është dhuratë e PSD-së. Ata le at bëjnë punën e vet”, ka deklaruar Musliu.

Megjithatë, ajo tha se nuk dëshiron të merret me deklaratat e PSD-së, duke shtuar se PDK-ja është një parti tradicionale me struktura dhe organe vendimmarrëse, vendimet e së cilës respektohen nga anëtarësia e partisë.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 08:19Trump: SHBA-ja ka “sasi masive” municionesh
  • 08:05Nga sot nisin kontrollet në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij
  • 08:04Nxehtësi ekstreme, ndizet “alarm i kuq” në 27 qytete në Itali
  • 07:52KEDS del me njoftim: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:48Sot protestë para Parlamentit, kjo është arsyeja