Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu: Prania jonë në Kuvend çdo 48 orë është thirrje për formim të institucioneve

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 17:37
Musliu: Prania jonë në Kuvend çdo 48 orë është thirrje për formim të institucioneve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se prania e deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës çdo 48 orë është thirrje për konstituimin e institucioneve të vendit.

“Nuk e kemi bërë praktikë, është gjendje normale e PDK-së në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. PDK do të jetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës çdo 48 orë, deri në realizimin e konstituimit të organeve drejtuese të vendit”, ka deklaruar Musliu.

Ajo tha se PDK po e kryen punën për të cilën është votuar nga qytetarët dhe kërkoi respektimin e vullnetit të qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Prania jonë çdo 48 orë është në kuadër të thirrjes sonë dhe kontributit tonë për t’u konstituuar organet drejtuese të Kuvendit, pastaj Qeveria dhe Presidenca”, tha Musliu.

Deputetja e PDK-së theksoi se kundërshtimi i tyre po bëhet në mënyrë demokratike.

“Ne nuk jemi policë me mbajt rendin me forcë. Në mënyrë demokratike jemi duke demonstruar pakënaqësitë tona si të zgjedhurit e popullit dhe moslejimin tonë për të mos punuar për çka jemi zgjedhur”, u shpreh ajo.

Musliu kritikoi edhe mos-thirrjen e seancës nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari.

“Fakti që nuk thirret seanca nga më i vjetri në moshë, Avni Dehari, përbën shkelje të Kushtetutës”, deklaroi ajo në Dukagjin.

Sipas saj, PDK ka kërkesë të qartë për respektimin e Kushtetutës, konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.

“Tani që po flasim, çdo institucion në Kosovë është jashtë funksionit dhe çdo pozicion që ushtrohet është antiligjor edhe antikushtetues”, tha Musliu.

musliupraniainstitucioneve

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Nesër varrosen motër e vëlla, që u vranë në Gjilan
  • 23:47Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit
  • 23:10"I dhashë 10 mijë euro…", pas videove intime të Adi Hilës, flet Blerina Matraku
  • 23:02Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër
  • 23:02Sulmet online ndaj Fidan Jupollit, Cakolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura