Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu akuzon Kuvendin e Kosovës se e financoi me qëllim ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Skandaloze, veprim poshtrues

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 10:58
Musliu akuzon Kuvendin e Kosovës se e financoi me qëllim ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Skandaloze, veprim poshtrues

Ganimete Mulsiu nga PDK i është bashkuar kritikave të ashpëra rreth ekspozitës së Shkëlzen Gashit të vendosur në sheshin e Prishtinës, e cila u cilësua me pasaktësi për masakrat e Kosovës, e që si rrjedhojë u largua pak minuta më parë nga Komuna.

Ajo e ka quajtur të papranueshëm e skandaloz financimin e kësaj ekspozite nga Kuvendi i Kosovës, e cila për qëllim kishte shtrembërimin e historisë.

“Është e papranueshme dhe skandaloze që Kuvendi i Kosovës të financojë një ekspozitë që shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon rëndë kujtesën kolektive të popullit tonë”.

Musliu gjithashtu deklaroi se beson që një gjë e tillë nuk ishte lëshim, por diçka e qëllimshme.

“Kjo nuk është lëshim. Nuk është rastësi. Kjo është qëllim. Në vend që Kuvendi i Kosovës të përmbushë detyrat për të cilat është mandatuar, ai është katandisur duke u rreshtuar në krah të shtrembëruesve të historisë.

Si deputete e zgjedhur e këtij Kuvendi, protestoj fuqishëm ndaj këtij veprimi të papërgjegjshëm, fyes dhe poshtrues”, tha Musliu.

Ganimete Musliu

Më shumë nga Lajme

  • 17:58Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
  • 17:35Rriten rastet e fruthit në Kosovë
  • 17:16Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë
  • 17:13AGK i reagon Përparim Ramës për shënjestrimin e disa mediave: Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese
  • 16:57Ndalohen dasmorët shqiptarë në Mal të Zi, policia u kërkon heqjen e flamujve