Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Deçanit, Jeton Mushkolaj ka publikuar disa fotografi nga takimet me qytetarët në Deçan, shkruan GazetaDemos.
Ai shkroi disa rreshta, ku përshkruan mbështetjen e palëkundhsme dhe të fuqishme nga qytetarët e qytetit të tij.
“Çdo dorë e shtrënguar është një premtim besimi. Çdo shikim i sinqertë është një dritë shprese. Në çdo përqafim, ndjejmë forcën e bashkimit, të vendosmërisë, të dashurisë për vendin tonë”, u shpreh Mushkolaj.
Postimi i plotë:
Takime frymëzuese me qytetarët e mrekullueshëm të Deçanit.
Çdo dorë e shtrënguar është një premtim besimi.
Çdo shikim i sinqertë është një dritë shprese.
Në çdo përqafim, ndjejmë forcën e bashkimit, të vendosmërisë, të dashurisë për vendin tonë.
