Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Murati reagon pasi u ndanë 2 milionë euro për ardhjen e mërgatës

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 23:07
Murati reagon pasi u ndanë 2 milionë euro për ardhjen e mërgatës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka arsyetuar pakon prej 2 milionë eurosh të ndarë për mbështetjen e mërgatës me rritjen e çmimit të kerozinës.

Murati, në emisionin “Pressing”, ka pretenduar se kjo nuk ka të bëjë me fushatë.

Sipas tij, me rënien e numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës bien edhe të hyrat e shtetit.

“Kjo ka të bëjë me aviokompanitë, për të cilat është parë e nevojshme të ketë një skemë mbështetëse. Nuk ka të bëjë me fushatë, por me sezonën e verës.

Këtë e bëjmë çdo vit, sikurse e kemi bërë edhe me kartonin e gjelbër. Për shkak të tronditjeve globale dhe rritjes së çmimit të kerozinës, shumica e aviokompanive i kanë shitur një pjesë të biletave më herët, ndërsa tani çmimi është rritur dhe ato kanë tendencë t’i anulojnë fluturimet.

Kjo është për mërgatën, por vlen për gjithë sezonin. Mërgata vjen pas zgjedhjeve. Nëse përfundojmë me anulimin e këtyre fluturimeve, bie numri i pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës dhe kjo ndikon në të hyrat e shtetit. E dyta, ka ndikim edhe në ekonomi”, u shpreh ai.

Hekuran Murati

Më shumë nga Lajme

  • 18:37Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës
  • 18:30Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të Gazmend Muhaxherit
  • 18:30Jashari takohet me gjeneralmajorin amerikan, i ndan Medalje për shërbim vetëmohues
  • 18:29Bashkim Jashari priti Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës
  • 18:10Aleanca kërkon hetim për importin e energjisë: Mbi 1 miliard euro të qytetarëve shkuan për blerjen e rrymës nga jashtë