Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Murati reagon pas miratimit të 28 milionë eurove nga Kuvendi i Prishtinës: Meritat janë të VV-së

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2025 në 17:05
Murati reagon pas miratimit të 28 milionë eurove nga Kuvendi i Prishtinës: Meritat janë të VV-së

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për të miratuar bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025, në vlerë prej 28 milionë eurosh.

Ai i ka dhënë meritat për këtë lëvizje partisë së tij në Asamblenë e Prishtinës, që votuan në favor të bartjes së këtyre mjeteve.

“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Pra, atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike. Sepse, siç është vërtetuar tash e sa herë, për Lëvizjen Vetëvendosje interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet”, ka shkruar Murati.

Gjatë seancës së Kuvendit Komunal, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përsëritur thirrjen e tij ndaj Muratit që edhe 30 milionë eurot e tjera për kryeqytetin të zhbllokohen nga ai.

ME

Më shumë nga Lajme

  • 21:32Ramadani i përgjigjet akuzave të Qorollit: Mos e përdor AKI-në për propagandë, shihemi në gjykatë
  • 21:30Aksident në Fushë Kosovë, përfshihen tri vetura
  • 21:27Trepça jep kontratë prej afro 472 mijë eurosh për reagentë në Leposaviq, 28 kompani morën dosjen por vetëm një dorëzoi ofertë
  • 21:17Kaq janë pritjet në pikat kufitare
  • 21:15Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb