Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me çështjen e buxhetit të RTK-së, duke thënë se për miratimin e tij mjafton vetëm një vendim i Komisionit për Buxhet .

Ai ka akuzuar opozitën se po refuzon ta themelojë këtë komision, duke e cilësuar këtë veprim si sabotim të shtetit.

Sipas Muratit, arsyetimi i opozitës se komisioni nuk mund të formohet pa u përcaktuar qeveria dhe opozita nuk qëndron, pasi kjo rregull vlen vetëm për Komisionin për AKI dhe atë për Mbikëqyrjen e Financave Publike.