Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Munsch përshëndet me emër e pozitë Osmanin e Jahjagën, por jo Kurtin e Bashën

GD
Gazeta Demos3 tetor 2025 në 12:34
Munsch përshëndet me emër e pozitë Osmanin e Jahjagën, por jo Kurtin e Bashën

Admirali amerikan, Stuart B. Munsch, ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e KFOR-it gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij hyrës, ai përshëndeti presidenten Vjosa Osmani dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga, duke i përmendur me emra e pozita, kurse të tjerët i përmblodhi me “kujdestarë të institucioneve në Kosovë”, duke mos e përmendur me emër as kryeministrin në detyrë, Albin Kurti e as kreun e Kuvendit, Dimal Basha.

“Presidente Osmani, ish-presidente Jahjaga, kujdestarë të institucioneve në Kosovë, ambasadorë, liderë fetarë e shefa të mbrojtjes”, “e mbi të gjitha, burra e gra të KFOR-it, faleminderit të gjithëve për pjesëmarrje në këtë ceremoni të ndërrimit të komandës sot, ku përgjegjësitë kalohen nga një komandant te tjetri”, tha admirali Munsch.

Sot është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku komandanti i deritashëm, Enrico Barduani ia dorëzoi detyrën udhëheqësit të ri të misionit, Gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë