Ka dështuar seanca gjyqësore e cila parashihej të mbahej ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdar, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit, rreth skandalit me rezervën shtetërore, raporton Gazeta Demos.

Siç njofton gazetarja e GazetësDemos, Aurora Krasniqi, kjo seancë është shtyer si rrjedhojë e mospjesëmarrjes së të dyshuares kryesore, ministres në detyrë, Rozeta Hajdari.

Në sallë të pranishëm ishin dy të akuzuarit tjerë, Irfan Lipovica, Hafiz Gara.