Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura për mungesë të materialeve në nivel vendi për kryerjen e shërbimit të dializës.
Në fund të komunikatës, SHSKUK e pranon që ka pasur probleme me furnizim, teksa thonë se kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të stabilizuar furnizimin.
“SHSKUK për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.
