Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj ka rënditur 5 angazhimet e tij kryesore në Kuvendin e Kosovës, shkruan GazetaDemos.
Mulaj thotë se si qytetar dhe kandidat që beson se politika duhet t’i shërbejë njerëzve, jo interesave të ngushta.
“Zëri i qytetarëve në Kuvend, Votim vetëm për interesin e Kosovës, Ligje që hapin derën për investime, Luftë e pandalshme kundër monopoleve, Infrastrukturë që zhvillon rajonin”, Këto janë 5 pikat kryesore që ai ka vendosur si angazhime të tij në Kuvend.
Postimi i plotë:
5 angazhimet e mia kryesore në kuvendin e Kosovës!
Si qytetar dhe kandidat që beson se politika duhet t’i shërbejë njerëzve, jo interesave të ngushta, këto janë 5 angazhimet kryesore që i marr para jush:
Zëri i qytetarëve në Kuvend
Çdo shqetësim që vjen nga ju do të ketë adresë të drejtpërdrejtë në Kuvend. Do të jem aty për të dëgjuar, përfaqësuar dhe kërkuar zgjidhje reale.
Votim vetëm për interesin e Kosovës
