Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Muja: Sektori i qumështit po përballet me presione nga jashtë, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore

GD
Gazeta Demos10 maj 2026 në 13:29
Muja: Sektori i qumështit po përballet me presione nga jashtë, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka deklaruar se sektori i qumështit në Kosovë po përballet me presione të jashtme, ndërsa ka ngritur dyshime se yndyrat shtazore po zëvendësohen me yndyra bimore dhe qumësht pluhur.

Në konferencën për media të mbajtur pas protestës së fermerëve të Drenasit, të cilët derdhën qumështin në kanal si shenjë revolte ndaj uljes së çmimit të blerjes, Muja tha se institucionet kanë identifikuar zhvillime shqetësuese në treg.

“Sektori i qumështit është duke u përballur me presione të jashtme. Zakonisht tendenca është për ta ndryshuar përbërjen yndyrore, yndyrat shtazore me yndyrat bimore. Ajo çfarë më herët është nxjerrë nga qumështi për të prodhuar yndyrë shtazore, ka një tendencë që ajo të zëvendësohet me yndyrë bimore, me vaj palme edhe me qumësht pluhur”, deklaroi Muja.

Ai tha se të dhënat e institucioneve tregojnë rritje të importit të qumështit pluhur, duke e lidhur këtë me rënien e fuqisë blerëse ndaj fermerëve vendorë.

“Importi i qumështit pluhur është rritë korrespodent me rënien e fuqisë blerëse të fermerëve”, u shpreh ai.

Fermerët kanë protestuar një ditë më parë duke thënë se çmimi i qumështit është ulur nga 48 centë në 27 deri në 30 centë për litër, gjë që sipas tyre po e bën të pamundur mbijetesën e prodhimit vendor.

Muja tha se pretendimet se ulja e çmimeve lidhet me importin nuk mbështeten në të dhëna.

“Deklarata ose pretendimi nuk nxjerr të jetë i bazuar në të dhëna. Në fakt është e kundërta, çmimi i qumështit që vjen nga importi në muajt e fundit vetëm është rritur”, deklaroi ai.

Sipas tij, analiza e të dhënave tregon se ka pasur ulje të koordinuar të çmimit që u paguhet fermerëve.

“Ajo çfarë kemi gjetur është që çmimi për litër në fermë ka qenë një moment vendimtar në nëntor të vitit 2024, kur unë gjykoj që ka pasë një ulje të koordinuar të çmimit që i paguhet fermerëve”, tha Muja.

Ai shtoi se konsumatorët nuk kanë përfituar ulje të çmimeve në treg, ndonëse fermerët po paguhen më pak.

“Kostoja ka shkuar te fermeri, por marzha ka shkuar te përpunuesit e qumështit edhe te supermarketet”, deklaroi Muja.

Më shumë nga Lajme

  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin
  • 11:19PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:08Koci kundër Gjykatës Speciale: Nuk mund të gjykohet vetëm njëra palë e luftës
  • 10:53Gjykata cakton seancën ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte, i kërkohet të dorëzohet