Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

GD
Gazeta Demos22 mars 2026 në 18:10
Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka theksuar rëndësinë strategjike të pyjeve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, Muja mori pjesë në aksionin simbolik të mbjelljes së fidanëve, duke theksuar rëndësinë e shtimit të sipërfaqeve të gjelbra dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e pyjeve.

Muja vuri në dukje se pyjet dhe tokat pyjore mbulojnë rreth 46% të territorit të Kosovës, duke përbërë një potencial të rëndësishëm kombëtar që kërkon mbrojtje dhe menaxhim të qëndrueshëm, njofton Dukagjini.

Ai theksoi se pyjet luajnë rol kyç në mbrojtjen e tokës, ujit dhe ajrit, në ruajtjen e biodiversitetit dhe në luftimin e ndryshimeve klimatike, si dhe krijojnë mundësi të rëndësishme për zhvillim ekonomik, punësim dhe turizëm rural.

“Ruajtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm i pyjeve mbetet një nga prioritetet tona kryesore. Pyjet janë pasuri kombëtare që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe në mbrojtjen e mjedisit. Prandaj, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka vendosur sektorin e pyjeve si prioritet të qartë. Në këtë drejtim, sot kam marrë vendim për shpërndarjen pa pagesë të rreth 500,000 fidanëve për institucione, shkolla, organizata dhe qytetarë, me qëllim rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe përmirësimin e mjedisit”, ka thënë Ministri Muja.

Po ashtu, ai ka theksuar se gjatë vitit 2026 do të ndërmarrin hapa konkretë për zhvillimin e sektorit pyjor.

“Hapat që do t’i ndërmarrin janë pyllëzimi i rreth 97 hektarëve tokë me mbi 250,000 fidanë, krijimin i kadastrit pyjor për tokat publike, hartimi i planeve menaxhuese për rreth 30,000 hektarë pyje, si dhe miratimi i programeve dhe planeve zhvillimore për sektorin pyjor”, ka treguar Muja.

Ndër tjerash, ai ka theksuar se qëllimi i tyre është i qartë, që të mbrojnë pyjet, të rrisin sipërfaqet e gjelbra dhe ta zhvillojnë këtë sektor në përputhje me standardet evropiane. Ministria mbetet e përkushtuar për të adresuar sfidat në sektorin pyjor, përfshirë prerjet ilegale dhe degradimin e tokës, përmes politikave të qëndrueshme dhe investimeve konkrete.

Armend Muja

Më shumë nga Lajme

  • 19:38Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Skenderaj
  • 19:37Kur pritet të përfundoj sanimi në rrugën “Holger Pedersen, flet drejtoresha Pllana
  • 19:19Çitaku para protestës në Prishtinë: Çdo zë që ngrihet këtu dëgjohet edhe në Hagë, shihemi në shesh
  • 19:19“Deklarata fyese dhe denigrues kundër UÇK-së, nuk duhet me qenë ministre” – Buja i ashpër me Gërvallen
  • 19:08Grabovci viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: “Me këto familje ishim bashkë në të kaluarën, jemi sot dhe gjithmonë do të jemi”