Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka prezantuar investimin më të madh në infrastrukturën sportive të qytetit dhe fshatrave përreth: ndërtimin e 11 palestrave të reja gjatë mandatit të tij.

Muhaxheri tha se këto hapësira moderne nuk janë vetëm objekte sportive, por vende ku rinia pejane ka mundësi të zhvillohet, të ushtrojë sport dhe të rrisë frymën e garës.

“Ky është ndryshimi që shihet dhe jetohet çdo ditë. Janë vepra konkrete, jo premtime boshe,” theksoi kryetari.