Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që “të kthjellet dhe të reflektojë”.
Sipas tij, aq sa ka dhënë qytetari votë, aq Kurti mund të bëj qeveri.
Muhaxheri tha se si LDK nuk mund të qeverisin Vetëvendosjen, duke kujtuar edhe deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që në fund të fushatës deklaroi që ‘nuk mundem me bë qeveri me LDK-në se ajo qeveri nuk zgjatë 5 minuta’”.
