Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Muharrem Salihu: Termi “Luginë”- politikisht problematik, Medvegja po mbetet jashtë përfaqësimit

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 15:53
​Muharrem Salihu: Termi “Luginë”- politikisht problematik, Medvegja po mbetet jashtë përfaqësimit

Kandidati i parë nga komuniteti shqiptar në Itali për deputet të Parlamentit Evropian para rreth dy vjetësh, me prejardhje nga komuna e Medvegjës, Muharrem Salihu, përdorimin e termit “Luginë” e cilëson si të paqartë dhe politikisht problematik dhe thekson se pasojat e kësaj qasjeje tashmë janë të dukshme: Medvegja po mbetet gjithnjë e më shumë jashtë diskutimeve, jashtë përfaqësimit dhe jashtë vëmendjes institucionale.

Salihu shpreh pikëpamjen se ndryshimi i kufijve nuk nënkupton domosdoshmërisht ndarjen e Kosovës apo “shkëmbim territoresh”, siç është paraqitur për vite me radhë me qëllim krijimin e panikut dhe mbylljen e debatit publik.

Ai shton se kufijtë në Ballkan kanë ndryshuar historikisht mbi bazën e realiteteve politike, etnike dhe të së drejtës së popujve për vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Për një periudhë të gjatë kohore, nën moton “Jo ndryshimit të kufijve”, u ndërtua një narrativë politike e cila, në praktikë, çoi në mohimin e Referendumit të vitit 1992, në relativizimin e luftës së UÇPMB-së dhe në heshtjen ndaj sakrificës së dëshmorëve tanë. Në vend që të mbrohej vullneti politik i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, gradualisht u pranua një tkurrje politike dhe kombëtare e vetë kauzës sonë.

Nga një subjekt i qartë politik dhe historik Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u kalua në përdorimin e termit “Luginë”, një përkufizim kryesisht gjeografik, i paqartë dhe politikisht problematik. Pasojat e kësaj qasjeje tashmë janë të dukshme: Medvegja po mbetet gjithnjë e më shumë jashtë diskutimeve, jashtë përfaqësimit dhe jashtë vëmendjes institucionale. Kjo nuk është rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e pranimit të një narrative që zbehu thelbin politik të çështjes sonë.

Është e domosdoshme të flitet hapur, me përgjegjësi dhe pa hezitim: Ndryshimi i kufijve nuk nënkupton domosdoshmërisht ndarjen e Kosovës apo “shkëmbim territoresh”, siç është paraqitur për vite me radhë me qëllim krijimin e panikut dhe mbylljen e debatit publik. Kufijtë në Ballkan kanë ndryshuar historikisht mbi bazën e realiteteve politike, etnike dhe të së drejtës së popujve për vetëvendosje.

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk kanë kërkuar asnjëherë më shumë sesa të drejtën për të jetuar të lirë, të barabartë dhe për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre politike. Referendumi i vitit 1992 përfaqësonte shprehjen demokratike të këtij vullneti. Lufta e UÇPMB-së ishte pasojë e mohimit të të drejtave themelore. Dëshmorët ranë për dinjitet kombëtar dhe për të drejtat politike të popullit të tyre, jo për një term gjeografik pa identitet politik.

Prandaj, është koha që në diskursin tonë të rikthehet qartësia politike dhe kombëtare. Pa Medvegjën, kauza jonë mbetet e paplotë. Pa respektimin e Referendumit, të luftës së UÇPMB-së dhe të sakrificës së dëshmorëve, nuk mund të ndërtohet një platformë serioze dhe e qëndrueshme për të ardhmen.

Muharrem Salihu

Më shumë nga Lajme

  • 14:22KRU “Prishtina”njofton: Uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum
  • 14:17Gjykata merr vendim për personin që ia mori jetën 27-vjeçarit në Prizren
  • 14:14IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim
  • 14:13Një qytetar nga Prizreni e gjen dhe dorëzon në polici kuletën me më shumë se 500 euro
  • 14:07Lushtaku pas protestës për çlirimtarët në Skenderaj: Ishte madhështore