Ministria e Punëve të Brendshme nga sot ka vënë në dispozicion linjën telefonike pa pagesë – 0800, në kuadër të periudhës informuese rreth zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.
Numri i kësaj linje është: 0800 46 757. Duke telefonuar në këtë numër, pa kosto të shërbimit telefonik, palët e interesuara mund të informohen lidhur me përcaktimet e Ligjit për të huajt dhe Ligjit për Automjete.
“Kjo linjë pa pagesë do të ju ofrojë informacionet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze”, thuhet në njoftim.
