Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

Me kalimin e orëve, sipas Insitutit Hidrometerologjik, pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius.