Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Moti i ligë në Shkodër: Shembet dheu, bllokohen pesë makina dhe nëntë persona

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 20:36
Moti i ligë në Shkodër: Shembet dheu, bllokohen pesë makina dhe nëntë persona

Në Shkodër, si pasojë e motit të keq, një masiv inertesh është shkëputur në aksin rrugor Breg Lumi-Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj.

Nga kjo ngjarje, janë bllokuar 5 automjete dhe 9 persona.

Përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci tha se makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.

Strukturat po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike.

Pamjet:

shkodra

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Ish-këshilltari i Thaçit: Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është drastik
  • 23:35Një 24-vjeçar kosovar zhduket në Itali, policia publikon fotografinë e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve
  • 23:22“Temperatura nën zero”-Parashikimi i motit për nesër
  • 23:13Vdes në vendin e punës punëtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas
  • 23:05Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë