Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Moti ditët në vazhdim: Vranësira e intervale me diell të mërkurën, temperaturat përreth mesatareve

GD
Gazeta Demos29 korrik 2025 në 19:33
Moti ditët në vazhdim: Vranësira e intervale me diell të mërkurën, temperaturat përreth mesatareve

Mendimi për motin – 29.07.2025

Riga lokale shiu mund të vazhdojnë gjatë natës në pjesë të vendit. Orëve të mëngjesit të ditës së martë, vransirat do të dominojnë vendin, aty këtu të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Gjatë ditës vransirat shpërndahen, duke hapur qiellin për më shumë intervale me diell. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 15C e 17C, ndërsa ato maksimale përreth mesatareve 24C deri 27C. Frynë erë mesatare veriore e verilindore 5-12m/s.

Vransira kalojnë më shumë ditën e enjte, me mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu pasdite. Temperaturat mbesin më të ulëta në 25C e 27C. Nga dita e premtë dhe përgjatë fundjave parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Të shtunën e të dielen, përreth zonave malore mund të paraqiten kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu. Temperaturat në rritje, deri në 29C, të premtën, e në fundjavë 32C e 35C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Frynë erë kryesisht nga verilindja 3-10m/s, e përgjatë fundjave perëndimore.

Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme, pas reshjeve të fundit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Ozoni sipërfaqësor nën kushte të motit me më shumë vransira, mbetet në koncentrime më të ulëta ditën e mërkurë dhe të enjtë. Tek ditën e premtë, orëve të pasdites, me diellosje më të lartë, pritet një rritje e koncentrimeve tek ky ndotës, që shtynë indeksin të kalojë përkohësisht në vlera mesatare.

Më shumë nga Lajme

  • 12:58Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij marrin shtetësinë e Kosovës
  • 12:49Mbetje mortore të 23 personave u gjeten në tri varre masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së
  • 12:21Dikur e quante "rrugaç", sot Sami Lushtaku pret në takim Fitore Pacollin
  • 12:20Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”
  • 12:14E trishtë: Sot varroset 25-vjeçarja shtatzënë që u vra në Malishevë