Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë

GD
Gazeta Demos28 qershor 2026 në 16:15
Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë

Një person është ndaluar për 48 orë në Skenderaj, pasi dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër pas një mosmarrëveshjeje në një lokal.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës 18:30, në fshatin Likovc të Skenderajt.

Viktima ka raportuar në Polici se derisa ndodhej në një lokal, i dyshuari, ish-vjehrri i vajzës së tij, dyshohet se e ka kërcënuar me armë.

Sipas deklarimit të viktimës, gjatë mosmarrëveshjes i dyshuari kishte ekspozuar një armë të shkurtër.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku dyshohet se ka pranuar se kishte poseduar një armë të shkurtër të llojit TT.

Pas intervistimit, njësitet policore kanë shkuar në shtëpinë e tij, ku kanë konfiskuar armën TT dhe një karikator me shtatë fishekë.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se edhe viktima kishte pasur armë me vete, por pas bastisjes në shtëpinë e viktimës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Kanosje”.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 12:06KOMF kërkon reagim të menjëhershëm institucional ndaj dhunës ndaj një 12-vjeçareje
  • 12:06“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut
  • 12:01Sveçla për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës
  • 11:51Çitaku për vdekjen e policit Kryeziu: Një jetë e re e këputur shumë herët
  • 11:30Do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona” – Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës kujton policin Altin Kryeziu