Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka filluar protestën për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me pagën minimale.
Me pankartat "Mos na shkelni, mjaft pritëm", punëtorët teknikë përmes protestës po kërkojnë që vendimi i Qeverisë për pagën minimale të zbatohet edhe në rastin e tyre.
Kjo federatë ka ngritur shqetësim për moszbatimin e vendimit në pagat e punëtorëve të cilët kërkojnë trajtim të drejt dhe respektim të të drejtave të tyre.

