Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot”, Syla thirrje qytetarëve pas arrestimeve të shqiptarëve

GD
Gazeta Demos5 dhjetor 2025 në 11:54
“Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot”, Syla thirrje qytetarëve pas arrestimeve të shqiptarëve

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare Merdar gjatë ditës së enjte, pasi në veturën e tij është gjetur një flamur me shenjat e UÇK-së.

E lidhur me këtë, nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, sidomos ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mos kalojnë kah Serbia, por të zgjedhin rrugë alternative.

Sipas tij, Serbia është po e njëjta dhe lufta speciale ndaj popullit të Kosovës nuk është ndalur.

“Serbia, edhe pas luftës që e kemi pasur, asnjëherë nuk e ka ndalur luftën speciale ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë, prandaj kjo Serbi është e njëjta. Në atë kohë Serbinë e ka udhëhequr Millosheviqi, tani një ish-ministër i tij, pra zotëri Vuçiqi. Nuk presim të ketë ndryshime, ose me na respektu më shumë, sepse e kemi parasysh sa po i respekton qytetarët e vet atje”, tha Syla.

“Ne bëjmë thirrje, edhe pse kemi bërë shpesh thirrje, por vazhdojmë të bëjmë thirrje, mos provoni të kaloni andej, sidomos ushtarëve të UÇK-së, sepse nuk ka kush t’ju dalë zot, nuk ka kush t’ju bie pas, prandaj zgjidhni alternativa të tjera, e jo nga Serbia, sepse ajo është e njëjta”, u shpreh ai.

Gazmend Syla

Më shumë nga Lajme

  • 20:23Sulmi ndaj Kuvendit, reagon kryekuvendari i Shqipërisë
  • 20:17Besnik Tahiri propozon tri nisma për reformën në drejtësi dhe llogaridhënien institucionale
  • 20:16Dhuna ndaj protestuesve në Tiranë, Edita Tahiri: Dorëheqja e Ramës nuk ka alternativë
  • 20:12Protestuesi i fut shqelm policit që fshihej prapa shtyllës
  • 20:06Protestuesit në Tiranë nuk ndalen, pas bizneseve shkatërrojnë edhe semaforë e kangjella