Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është ndërprerë procesi i numërimit të votave pas dyshimeve për manipulim dhe keqpërdorim të votave.

Nga objekti janë nxjerrë bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe persona të tjerë të pranishëm, ndërsa brenda kanë mbetur vetëm ekspertët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tregojnë pamjet që ka ndarë mediat.

Veriu. info ka publikuar pamje kur u largua burri i Haxhiut.