Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mobilizohen ekipet e MBPZhR-së për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

GD
Gazeta Demos22 korrik 2026 në 19:39
Mobilizohen ekipet e MBPZhR-së për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Bazuar në njoftimin e ministrisë, vlerësimet janë të përqendruara në identifikimin e masave për ruajtjen dhe rikuperimin e kulturave shumëvjeçare, si dhe në përcaktimin e nevojave për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara.

“Ndërhyrjet agronomike dhe fitosanitare në ditët e para pas breshrit janë vendimtare për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme, për të zvogëluar rrezikun nga sëmundjet dhe për të rritur mundësinë e rikuperimit të prodhimit”, thuhet në njoftim.

Siç theksohet ne njoftim, rekomandimet profesionale do t’u përcillen fermerëve menjëherë pas përfundimit të vlerësimeve në terren.

Bëhet e ditur se për koordinimin e përgjigjes institucionale, Muja ka themeluar Shtabin për Menaxhimin e Situatës, i cili po bashkërendon veprimet ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.

“Njëkohësisht, Ministri ka udhëzuar përgatitjen dhe zbatimin e një programi të konsoliduar masash për rikuperimin e prodhimit bujqësor, i cili përfshin ndërhyrjet e menjëhershme agronomike dhe fitosanitare, mbështetjen për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara, si dhe masat parandaluese për rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike. Në këtë kuadër, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është duke zhvilluar një program të integruar për menaxhimin e rrezikut në bujqësi, i cili përfshin pilotimin e skemës së sigurimeve bujqësore, zgjerimin e mbështetjes për investime në rrjeta mbrojtëse kundër breshrit, zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për fermerët, forcimin e rolit të Institutit Bujqësor të Kosovës dhe të shërbimeve këshilluese në terren, si dhe orientimin e skemave të mbështetjes drejt investimeve që rrisin qëndrueshmërinë e prodhimit bujqësor dhe ndihmojnë fermerët të rikuperohen më shpejt pas fatkeqësive natyrore”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mbyllet dita e pestë e protestave në Tiranë: 59 të lënduar – mes tyre 34 policë, 21 protestues dhe 4 kalimtarë
  • 23:39Begaj është takuar me dy grupe protestuesish, ja çfarë i kanë kërkuar
  • 23:38Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë
  • 23:30Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Qytetarët të protestojnë paqësisht pa dhunë, të gjitha palët të vetëpërmbahen
  • 23:12Bota i ka kthyer reflektorët kah Tirana – Shqipëria në fokusin ndërkombëtar pas protestave, kërkohet dialog dhe qetësi