Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mjegulla ul dukshmërinë në rajonin e Ferizajt, policia del me njoftim

GD
Gazeta Demos14 dhjetor 2025 në 18:46
Mjegulla ul dukshmërinë në rajonin e Ferizajt, policia del me njoftim

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, në rajonin e Ferizajt është vërejtur prezencë e shtuar e mjegullës, e cila po vështirëson qarkullimin rrugor dhe po ul ndjeshëm dukshmërinë, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe pranë lumenjve.

Sipas njoftimit të Policisë, mjegulla ka përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, duke paraqitur rrezik potencial për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Në këtë drejtim, Policia u ka bërë apel shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Mes këshillave kryesore për drejtuesit e automjeteve janë:

ndezja e dritave të shkurtra dhe dritave të mjegullës; shmangia e përdorimit të dritave me rreze të gjata; ulja e shpejtësisë dhe mbajtja e saj nën kontroll; mbajtja e krahut të djathtë të rrugës; rritja e vëmendjes ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë. Policia thekson se mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke i bërë shoferët të mendojnë se po lëvizin më ngadalë sesa në realitet, çka rrit rrezikun për aksidente.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kontribuojnë në sigurinë rrugore, duke respektuar rregullat dhe duke treguar përgjegjësi të përbashkët.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:05Vdes Mehdi Mehmeti, legjendë e volejbollit kosovar
  • 13:43Vdekja e profesorit: Kurti rikujton takimin e fundit me Eqrem Kryeziun
  • 13:29Ra nga terasa e katit të gjashtë në Pejë, QKUK: E mitura është në gjendje të rëndë
  • 13:10Nga 1 shtatori, parafillorët në Prishtinë do të kenë orar të zgjatur mësimi
  • 13:08Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar