Në Mitrovicën e Veriut është iniciuar rast për “hyrje në sistemet kompjuterike”, pasi një burrë ka raportuar se nga llogaria e tij bankare janë tërhequr para nga persona të dyshuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar më 1 tetor, me autorizim të prokurorit.

“Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin policor.