Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar ekzekutivin për tejkalim të kompetencave në ndarjen e grantit të performancës komunale, duke thënë se komunave përfituese u janë ndarë 2 milionë euro më pak sesa parashihet me ligj.
Në emisionin Gazeta, Ibrahimi deklaroi se grantet e performancës janë ndarë vetëm për pesë komuna – Rahovecin, Dragashin, Klinën, Mamushën dhe Parteshin.
Sipas tij, Ligji për ndarjet buxhetore, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, në tabelën 3.2 për projektet kapitale në nivel qendror, parasheh një buxhet prej 4 milionë eurosh për programin e granteve të performancës komunale.
