Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ministrja Gërvalla: Së shpejti do ta procedojmë në Qeveri dhe Kuvend pakon për Reformë në Drejtësi

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 17:42
Ministrja Gërvalla: Së shpejti do ta procedojmë në Qeveri dhe Kuvend pakon për Reformë në Drejtësi

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot ka marrë pjesë në përmbylljen e punëtorisë treditore për diskutimin dhe finalizimin e pakos së projektligjeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, një nga proceset më të rëndësishme reformuese në sistemin e drejtësisë në vend.

Gjatë tri ditëve të diskutimeve, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, Policisë, Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë kanë shqyrtuar dhe avancuar pakon e projektligjeve që synojnë forcimin e integritetit, llogaridhënies dhe profesionalizmit në drejtësi.

Para të pranishmëve, ministrja Gërvalla tha se shumë shpejt do të procedohen për miratim në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës gjashtë projektligjet që rrjedhin nga ky zotim i përbashkët mes krerëve të drejtësisë.

Ministrja Gërvalla tha se finalizimi i kësaj etape të reformës do të ndikojë në mënyrë thelbësore në forcimin e palëkundur të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës, që ka në epiqendër qasjen në drejtësi për qytetarin dhe integritetin e profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të praktikave negative të pandëshkueshmërisë.

“Rrjedhimisht, përmes këtyre akteve, për herë të parë adresohet çështja e shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për mungesë pune dhe profesionalizmi, kategorizohen dhe saktësohen shkeljet disiplinore dhe, po ashtu, për herë të parë rregullohet me ligj vlerësimi i performancës së tyre”, tha ministrja Gërvalla.

Tutje, ajo tha se kjo nismë, e filluar në vitin 2023, ka rezultuar me përgatitjen e gjashtë projektligjeve që kanë të bëjnë me kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vlerësimin e performancës së tyre, sistemin disiplinor dhe kontrollin e pasurisë, si dhe me Akademinë e Drejtësisë dhe nëpunësit civilë të administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Në fund, ministrja Gërvalla shprehu përkushtimin për finalizimin dhe jetësimin e kësaj reforme, për të garantuar një sistem me standarde të reja profesionale, në shërbim të çdo qytetari.

MPJD

Më shumë nga Lajme

  • 20:31Murati: Investimet e huaja direkte jashtë patundshmërive janë 300 milionë euro
  • 20:30Incidenti në Gjilan: Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici
  • 20:30Kurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, në fokus integrimi evropian
  • 20:15Jeton Sylaj nesër në gjykatë, me kërkesë të prokurorisë mbyllet seanca për publikun
  • 20:14Seanca për Raportin e Progresit e thirrur nga LDK-ja, asnjë deputet i partisë nuk qëndron në sallë