Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministria paralajmëron aksione të reja ndaj uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje rreth liqeneve

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 09:49
Ministria paralajmëron aksione të reja ndaj uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje rreth liqeneve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se do të vazhdojë aksionet për lirimin e pronave ujore të uzurpuara dhe rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje .

Përmes një reagimi në Facebook, ministria ka theksuar se mbrojtja e resurseve ujore përbën një prioritet strategjik kombëtar, ndërsa tashmë ka nisur shqyrtimin e kërkesave të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike për rikthimin e pronave të tjetërsuara në kundërshtim me ligjin.

Sipas ministrisë, aksioni i fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit, ku me asistimin e Inspektoratit dhe Policisë së Kosovës u rrënuan 16 objekte pa leje në prona të administruara nga ndërmarrja “Ibër-Lepenci”, është vetëm një nga hapat e planifikuar.

MMPHI ka bërë të ditur se të gjitha palët e përfshira në këtë aksion ishin njoftuar paraprakisht, në përputhje me procedurat ligjore.

Ndërkohë, po shqyrtohen me intensitet edhe rastet e uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje përreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit, të cilat konsiderohen burime kyçe të furnizimit me ujë të pijshëm.

Inspektorati po vazhdon identifikimin e shkeljeve në këto zona, ndërsa pas përfundimit të procesit pritet të ndërmerren masa ligjore për rikthimin e hapësirave në funksion të interesit publik.

Ministria ka njoftuar se monitorimi do të vazhdojë edhe në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, duke ritheksuar se do të veprojë kundër çdo forme të uzurpimit dhe ndërtimit të paligjshëm në pronat ujore dhe natyrore të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 18:45Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
  • 18:15Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
  • 18:08Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me para, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
  • 18:06“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 18:03Labinot Rexha proteston në Gjenevë me familjen: “Zëri ynë nuk do të heshtë”