Ministria izraelite për Bashkëpunim Rajonal, zyrtarë të lartë të së cilës ishin për vizitë dhe marrëveshje në Kosovë këtë javë, ka ndarë një mesazh mjaft domethënës për sinqeritetin e partneritetit Kosovë-Izrael .
Pas dy memorandumeve të bashkëpunimit të nënshkruara me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Mjedisit, zyrtarët izraelitë të Ministrisë së Bashkëpunimit Rajonal u ndanë jashtëzakonisht të lumtur nga mikpritja në Kosovë.
“Disa vende menjëherë të bëjnë të ndihesh si në shtëpi. Kosova është njëra nga to – jo vetëm sepse është një shtet i ri më një dëshirë të thellë, me përulësi por ambicioze, për të ecur krah për krah Izraelit – por po ashtu për shkak të ngrohtësisë së popullit dhe mikpritjes së jashtëzakonshme”, thuhet në reagimin e kësaj Ministrie pas vizitës në vendin tonë.
