Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministria e Bujqësisë tregon kur do të publikohen rezultatet e analizave të qumështores “Vita”

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 15:39
Ministria e Bujqësisë tregon kur do të publikohen rezultatet e analizave të qumështores “Vita”

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pasi qumështorja “Vita” ka kërkuar që të publikohen rezultatet e analizave nga monstrat e marra gjatë inspektimit.

Ata kanë thënë se Ministria nuk ka bërë asnjë zotim publik apo zyrtar se rezultatet e analizave do të publikoheshin më 13 korrik 2026, dhe sipas tyre pretendimi se është shkelur një afat i premtuar nuk qëndron.

“Kontrollet zyrtare të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zhvillohen në përputhje me Ligjin për Ushqimin dhe legjislacionin në fuqi. Marrja e rezultateve laboratorike përbën vetëm një pjesë të procedurës së kontrollit zyrtar. Përpara nxjerrjes së përfundimeve duhet të përfundojnë edhe verifikimet administrative, teknike dhe ligjore, në mënyrë që raporti përfundimtar të jetë i plotë, i saktë dhe i mbështetur në prova”, kanë thënë nga kjo Ministri.

Ata kanë thënë se publikimi i rezultateve të pjesshme ose i analizave të veçuara para përfundimit të procedurës zyrtare do të ishte në kundërshtim me parimet e kontrollit zyrtar dhe do mund të çonte në keqinterpretim të gjetjeve.

“Ministria ka kërkuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që procedura të përfundojë sa më shpejt, duke respektuar plotësisht kërkesat ligjore dhe standardet profesionale. Kryeshefi Ekzekutiv ka konfirmuar se raporti përfundimtar do të dorëzohet jo më vonë se data 27 korrik 2026 dhe, nëse të gjitha analizat dhe verifikimet përfundojnë më herët, raporti do të dorëzohet dhe publikohet edhe para këtij afati”, thuhet në reagim.

Ata kanë thënë se nuk do të komentojnë pretendime të operatorëve ekonomikë për sa kohë procedura zyrtare është ende në zhvillim.

“Çdo operator ka të drejtë të paraqesë qëndrimet e veta, por vetëm raporti përfundimtar i kontrollit zyrtar, i hartuar nga autoriteti kompetent, përbën bazën ligjore për vlerësimin e përputhshmërisë së produkteve me kërkesat e legjislacionit. Interesi ynë i vetëm është mbrojtja e shëndetit të konsumatorit, trajtimi i barabartë i të gjithë operatorëve ekonomikë dhe garantimi i integritetit të procesit të kontrollit zyrtar. Menjëherë pas përfundimit të procedurës, rezultatet dhe gjetjet përfundimtare do t’i bëhen publike në mënyrë transparente”, thuhet në reagim.

Qumështorja “Vita” i ka bërë thirrje Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë Armend Mujës që t’i publikojnë rezultatet sa më parë

vita

Të ngjashme

Fermerët Kosovarë të Qumështit: Pse po shënjestërohet VITA ku s’u gjet vaj palme? Kjo situatë ka dëmtuar mijëra familje

Fermerët Kosovarë të Qumështit: Pse po shënjestërohet VITA ku s’u gjet vaj palme? Kjo situatë ka dëmtuar mijëra familje

16:43

Më shumë nga Lajme

  • 09:56Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gllarevë të Klinës, intervenon KFOR-i e FSK-ja
  • 09:43E rëndë në Prishtinë: Burri gjendet pa shenja jete në rrugë
  • 09:41Nesër varroset Jetmir Sopi, 30-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Malishevë
  • 09:24Plagosje misterioze në Podujevë: Po rrinin në oborr kur papritur dëgjohet një krismë – i riu goditet nga plumbi, përfundon në QKUK
  • 09:21Tragjike: 30 vjeçari humb jetën në një aksident në Janiqishtë të Malishevës