Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministria e Bujqësisë publikon rekomandime për fermerët pas dëmeve nga breshëri

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 12:22
Ministria e Bujqësisë publikon rekomandime për fermerët pas dëmeve nga breshëri

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka publikuar një varg rekomandimesh për fermerët lidhur me trajtimin e pemëve frutore pas dëmtimeve të shkaktuara nga breshëri.

Sipas Ministrisë, pas goditjes nga breshëri, prioritet kryesor është mbrojtja e plagëve të krijuara në bimë, parandalimi i infeksioneve dhe ndihma në rikuperimin e kulturave bujqësore.

Në rekomandimet e publikuara, MBPZHR ka këshilluar fermerët që fillimisht të aplikojnë preparate me bazë bakri për dezinfektimin e plagëve dhe uljen e rrezikut nga infeksionet bakteriale dhe kërpudhore.

“Rekomandohet aplikimi i preparateve me bazë bakri për dezinfektimin e plagëve dhe uljen e rrezikut të infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, ku përmenden preparate si hidroksidi i bakrit, oksikloruri i bakrit dhe lëngu Bordolez.

Sipas MBPZHR-së, këto preparate krijojnë një shtresë mbrojtëse në sipërfaqet e dëmtuara dhe zvogëlojnë mundësinë e depërtimit të patogjenëve përmes plagëve të shkaktuara nga breshëri.

Ministria ka rekomanduar që 2 deri në 5 ditë pas trajtimit fillestar të përdoren biostimulantë për të ndihmuar bimën në tejkalimin e stresit fiziologjik dhe rigjenerimin e indeve të dëmtuara.

Në këtë fazë, fermerëve u sugjerohet përdorimi i aminoacideve, ekstrakteve të algave detare, acideve humike dhe fulvike, si dhe preparateve me bazë silici.

Po ashtu, për rikuperimin e pemëve frutore rekomandohet edhe një program i balancuar ushqyes, i cili përfshin kalcium dhe bor për forcimin e indeve të reja, azot në doza të moderuara për rigjenerimin e masës gjethore dhe kalium për rritjen e rezistencës së bimës ndaj stresit.

MBPZHR ka bërë thirrje që fermerët të monitorojnë rregullisht gjendjen e pemishteve, pasi pas breshërit rritet rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kërpudhore dhe bakteriale.

“Trajtimet fitosanitare duhet të zbatohen sipas vlerësimit të dëmtimeve, kushteve klimatike dhe rekomandimeve për kulturën përkatëse, duke respektuar preparatet e regjistruara dhe udhëzimet e etiketës”, ka bërë të ditur Ministria.

Sipas njoftimit, rekomandimet duhet të përshtaten me llojin e pemës frutore, fazën e zhvillimit, shkallën e dëmtimit dhe kushtet agroklimatike të zonës.

Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike i MBPZHR-së ka inkurajuar fermerët që të ndjekin praktikat profesionale bujqësore dhe të kërkojnë këshilla në Qendrat Informative Këshillimore Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Më shumë nga Lajme

  • 08:54Azemi: Nëse s’respektohet paga minimale, punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë do të rifillojnë grevën
  • 08:54Dënimi i krerëve të UÇK-së, Haxhiu: Duhet bashkëpunim, kjo çështje të jetë prioritet
  • 08:28Pas aktgjykimit në Hagë, paralajmërohet protestë edhe në Prizren
  • 08:26Aksident mes trenit dhe veturës, tre persona bëhen për spital
  • 08:08“Liria ka Emër” thërret konferencë për media