Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministri serb: Serbia është e gatshme të pranojë kompromise shumë të mëdha me Kosovën

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 15:35
Ministri serb: Serbia është e gatshme të pranojë kompromise shumë të mëdha me Kosovën

Serbia është e gatshme të pranojë kompromise shumë të mëdha “në mosmarrëveshjen” me Kosovën dhe dëshiron të normalizojë plotësisht marrëdhëniet e saj me vendin, dhe gjithashtu beson në aftësinë e Bashkimit Evropian për të gjetur zgjidhje praktike dhe krijuese.

Kështu u shpreh ministri serb i integrimit evropian, Nemanja Staroviq, në një intervistë me agjencinë austriake të lajmeve APA.

Ai shtoi se Beogradi është gati për dialog me Prishtinën, por se rezultati duhet të jetë një kompromis.

“Kjo nuk duhet të jetë një lojë e tipit gjithçka ose asgjë, ku njëra palë humb gjithçka në mënyrë që tjetra të fitojë gjithçka. Duhet të jetë një kompromis”, u shpreh Staroviq.

I pyetur se si mendon se Serbia dhe Kosova do të mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, përkundër marrëdhënieve të pazgjidhura mes tyre, Nemanja Staroviq u shpreh se Beogradi është i vetëdijshëm se kjo paraqet një “sfidë të jashtëzakonshme”.

“Por jemi po ashtu të vetëdijshëm se BE-ja gjithmonë ka aplikuar zgjidhje praktike dhe kreative”, tha ministri serb, duke përmendur shembullin e Qipros, ku në vitin 2004 u pranua në BE vetëm pjesa e njohur ndërkombëtarisht e këtij shteti të ndarë.

Më shumë nga Lajme

  • 14:10Franca përkujton Afrim Bunjakun: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë
  • 14:07Gërvalla përkujton Banjskën, hesht për katërshen e UÇK-së – ndal edhe komentet
  • 13:38“Jo në emrin tim!”, protestë paqësore në Bruksel më 4 tetor
  • 13:36Protesta çdo natë në shesh, Çitaku: S’kemi me u ndalë, deri në fund
  • 13:35"Në takime me agjentët serbë...", gazetarja Klodiana Lala flet për deklaratën e Vlora Hysenit