Kosova nuk është aspak gati për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare, ndërsa përgjegjësit po ia hedhin fajin njëri-tjetrit.
Në një letër të dërguar Qeverisë dhe Kryeqytetit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, është bërë e ditur se Qeveria nuk i ka paguar garancitë bankare të kontratës dhe shpenzimet e tjera. Madje, sipas letrës, Qeveria nuk u është përgjigjur as e-maileve që nga janari i vitit 2026.
Sipas Projektligjit për Lojërat Mesdhetare, Qeveria do të duhej të investonte mbi 253 milionë euro për organizimin e këtyre lojërave, pritjen e të cilave Kosova e fitoi në vitin 2023.




