Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministri belg pas vizitës në Kosovë: E inkurajoj vendin të gjejë zgjidhje për bllokadën institucionale

GD
Gazeta Demos18 prill 2026 në 13:13
Ministri belg pas vizitës në Kosovë: E inkurajoj vendin të gjejë zgjidhje për bllokadën institucionale

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot, ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, duke rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për perspektivën evropiane të Kosovës dhe proceset e brendshme politike.

Ai ka theksuar se rikthimi në Prishtinë, këtë herë në cilësinë e kryediplomatit belg, ka qenë “një kënaqësi e vërtetë”, duke kujtuar edhe vizitën e mëparshme si kryetar i Namurit.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Prévot ka zhvilluar takime me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Jashtme Glauk Konjufca.

Ai ka vlerësuar angazhimin e Belgjikës në Kosovë, përfshirë kontributin në siguri përmes misionit KFOR dhe projekteve të Këshillit të Evropës, duke theksuar vazhdimësinë e mbështetjes belge.

Në deklarimet e tij, Prévot ka nënvizuar se Belgjika mbetet e përkushtuar për forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e policisë, migracionit dhe kapaciteteve penitenciare.

Ai ka bërë thirrje për zgjidhjen e bllokadës institucionale në Kosovë dhe stabilizimin e situatës politike, me theks të veçantë në uljen e tensioneve në veri të vendit.

“E inkurajoj Kosovën që të gjejë një zgjidhje për bllokadën aktuale institucionale dhe të punojë për një stabilizim të shpejtë të situatës së brendshme politike, përfshirë vëmendjen e vazhdueshme ndaj uljes së tensioneve, veçanërisht në veri”, ka shkruar Prévot në X.

Sa i përket integrimit evropian, ai ka theksuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian duhet të mbështetet në progres të besueshëm dhe ka kërkuar njohje më të gjerë të përpjekjeve të vendit nga BE-ja.

Prévot ka rikonfirmuar se Belgjika do të mbetet një mbështetëse e qëndrueshme e perspektivës evropiane të Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut Prishtinë–Beograd dhe zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Kjo rrugë evropiane duhet të shkojë paralelisht me riangazhimin në dialogun Prishtinë–Beograd, si dhe me progres të prekshëm në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Kjo është thelbësore për stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai.

Maxime Prévot

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë