Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Milionat e “Planit të Rritjes” s’po i vijnë Kosovës për faj të politikës, BE: Jemi të shqetësuar që s’ka institucione e që po vonohet ratifikimi

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 17:33
Milionat e “Planit të Rritjes” s’po i vijnë Kosovës për faj të politikës, BE: Jemi të shqetësuar që s’ka institucione e që po vonohet ratifikimi

Nga Bashkimi Evropian janë të shqetësuar për bllokadën politike që ka lënë Kosovën pa institucione të reja, gjë që automatikisht po e vonon edhe ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes me BE për milionat e Planit të Rritjes.

Kështu ka thënë p një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Jemi të shqetësuar që institucionet ende nuk janë formuar, duke vonuar më tej ratifikimin e Marrëveshjeve të Huasë dhe Lehtësimit”, ka thënë ky zëdhënës i Komisionit Evropian.

Kosova mund të marrë përqindjen e parave në kuadër të parafinancimit sapo të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes.

“Kosova mbetet me të drejtë për të marrë parafinancimin sapo të ratifikohen marrëveshjet që lidhen me Lehtësimin e Reformës dhe Rritjes”, ka potencuar ky zëdhënës i KE-së.

Çdo ditë vonesë në finalizimin e kësaj marrëveshje me BE-në shkon në dëm të Kosovës. Duke qenë së Plani i Rritjes është një mekanizëm i paraprë për vitet 2024-2027, vazhdimi i bllokadës institucionale ia limiton Kosovës mundësinë për ta përdorur këtë instrument financiar dhe mundësitë që ofron në maksimum.

“Megjithatë, Reforma dhe Lehtësimi i Rritjes është një instrument me afat të kufizuar kohor i miratuar për periudhën 2024-2027 dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë sipas Planit të Rritjes, në dobi të popullsisë së saj.”, ka theksuar tutje ky zëdhënës i Komisionit për Express.

Vetëm pas miratimit në Kuvend dhe sigurimit që Kosova ka përmbushur edhe kushtet e tjera, mund të bëhet lëshimi i milionave të BE-së, përfundon ky zëdhënës.

“Vetëm atëherë, me kusht që të përmbushen të gjitha kushtet e tjera, mund të bëhet lëshimi i fondeve sipas Planit të Rritjes”.

Kosova është në bllokadë politike dhe pa institucione të reja, ndonëse zgjedhjet janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Lëvizja Vetëvendosje si parti që ka dalë e para vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit me çdo kusht, ndonëse nuk i kanë votat për diçka të tille. Partitë opozitare vazhdojnë të mos marrin pjesë në votim, ku kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, insiston të ndërrojë mënyrën e votimit, meqë e konsiderojnë si antikushtetuese.

Ndihmesë në zgjidhjen e bllokadës nuk ka dhënë as Gjykata Kushtetuese me aktvendimin e fundit, ku ka caktuar një afat kohor prej 30 ditësh për konstituim të Kuvendit, por s’ka treguar pasojat në rast se nuk respektohet ky afat. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në SHBA, ka paralajmëruar që do t’i drejtohet Kushtetueses për të sqaruar se çfarë ndodh pas kalimit të afatit 30 ditor.

BEKuvendiPara

Më shumë nga Lajme

  • 14:14Haxhiu: Institucionet të veprojnë të bashkuara, të paraqitet drejtësisht para botës lufta e popullit për liri
  • 13:51“Po injorohet situata për presidentin”, Tahiri: Na ka hyrë debati kush është ma patriot e kush shpiun
  • 13:44Deputeti Fatos Geci nuk i votoi as Deklaratën për Specialen as Vlora Çitakun
  • 13:43Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet
  • 13:40Tahiri i PDK-së: Qeveria s’ka arsye të vonohet, të sillet me urgjencë ndryshimi i Ligjit për Specialen